Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për incidentet gjatë ndeshjes ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA: “Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve”.
“Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.
“Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit evropian.