Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është hapur konkursi për 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike
Viti ndër tjerash listoi edhe listën për 200 infermierë të profileve të ndryshme.
“Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj. 200 infermierë të profileve të ndryshme si: Infermierë të përgjithshëm, Mami, Teknik radiologjie, Teknik farmacie, Laborantë mjekësor, Fizioterapeutë, 20 punëtorë mbështetës administrative, 8 ndihmës”, tha Vitia.
Derisa njoftoi se së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialist.
Dhe se siç tha ai, do të pasojnë konkurse të tjera.
“Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë”, tha tutje ministri.