Archie Gray është lojtari më i ri i Tottenham.
18-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar me Leeds, duke luajtur në 47 ndeshje.
Mesfushori, i cili ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Anglisë është prezantuar këtë të martë nga “Spurs”, të cilët besojnë se Gray është lojtari i së ardhmes.
41.25 mln euro shpenzoi Tottenham për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit, i cili ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me londinezët deri në verën e vitit 2030.
Archie Gray është formuar si futbollist tek Leeds, por i mjaftoi vetëm një sezon në Championship për të treguar vlerat e tij.
Gray do të kërkojë që të përshtatet sa më parë tek skuadra e Tottenham e të japë kontributin e tij, në mënyrë që “Spurs” të jenë konkurrues.
Sezonin e shkuar, Tottenham e mbylli në vendin e pestë dhe në sezonin e ri do të marrë pjesë në Europa League, duke qenë se Premier League e humbi vendin e skuadrës së pestë që shkon në Champions.