Një 26-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar bashkëshorti i saj, në Prizren.
Bazuar në dëshminë e saj, ajo është pajisur me urdhër të mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata, por as kjo nuk e ka ndalur të dyshuarin që ta sulmojë fizikisht.
Si rezultat i denoncimit, 27-vjeçari, i cili është recidivist i dhunës në familje, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Mospërfillje e Gjykatës’.
Kushdo që nuk i bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.