Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS ME PASOJË VDEKJE- Prizren 13.09.2024-17:00. Lidhur me rastin, sot më datën 14.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq për këtë rast më 13 shtator ka vdekur një 48 vjeçar në vendin e punës në Prizren, i cili ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese që ishte në ndërtim.
“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia. /TelegramNews/