Chelsea po vazhdon me përforcime për edicionin e ri.
Së fundmi ata kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor, Pedro Neto.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e portugezit Pedro Neto nga Wolverhampton Wanderers”, thuhet fillimisht në njoftimin e londinezëve.
Ai ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare, që do ta mbajë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2031.
Ndryshe, Chelsea derdhi nga arkat e tyre plotë 60 milionë euro për transferimin e tij, plus 3 milionë tjera bonuse.