FC Suhareka ka njoftuar se ka transferuar Hysen Memollën.
Klubi që është inkuadruar në elitën e futbollit kosovar transferoi qendërmbrojtësin që së fundmi ishte pjesë e Egnatias.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të FC Suahrekës:
𝗛𝗬𝗦𝗘𝗡 𝗠𝗘𝗠𝗢𝗟𝗟𝗔 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗺𝗲 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin 𝐇𝐘𝐒𝐄𝐍 𝐌𝐄𝐌𝐎𝐋𝐋𝐀 i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në superligë.
Memolla futbollist me përvojë shumë të madhe e një futbollist kualitativ i cili ka bërë karrierë në disa skuadra e së fundmi pjesë e kampiones së Shqipërisë ,KF Egnatia , gjithashtu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe në Romani te Chindia , FC Lahti e Kokkolan PV në Finlandë🇫🇮, FC Koper në Slloveni 🇸🇮, Hajduk Split në Kroaci🇭🇷 etj.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri drejtori sportiv Granit Dervisholli i cili po punon fort në drejtimin e kompletimit të skuadrës për të qenë të gatshëm për objektivat e reja të klubit.