Enzo Maresca edhe zyrtarisht është emëruar si trajneri më i ri i Chelseat. Tekniku italian ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare në ‘Stamford Bridge’ me opsion edhe për një vit tjetër.
Drejtorët sportiv të Chelseat, Paul Winstanley dhe Laurence Stewart, e kanë identifikuar ish-trajnerin e Leicester Cityt si kandidatin e tyre kryesor për të zëvendësuar të larguarin Mauricio Pochettino.
Maresca, i cili ka punuar nën urdhrat e Pep Guardiolës tek Man City, është i etur që të sjellë stafin e tij me vete tek Chelsea pas largimit të Pochettinos.
Kësisoji, ish-portieri i Chelseat, Willy Caballero, pritet që të jetë pjesë e stafit të trajnerëve të italianit.
Përveç Caballeros, Enzo Marescas do t’i bashkohen edhe emra si Danny Walker, Michele De Bernardin, Marcos Alvarez dhe Javier Molina Caballero./Telegrami.co