Zogaj: Fitorja e VV-së ishte incident politik, Abdixhiku kryeministri i ardhshëm

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka qenë “incident politik”.

Ai ka thënë se LDK-ja është parti në rritje dhe  LVV në rënje.

“LDK-ja është në pozicionin më të mirë të mundshëm, më e përgatitur se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sondazhet tona thonë se LDK-ja është parti në rritje dhe VV-ja që po bije. Fitorja e Vetëvendosjes ka qenë incident politik … Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Zogaj në tëvë 1, transmeton TelegramNews.

Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka humbur mundësinë për të qeverisur mirë dhe se prmetimet e dhëna dhe realiteti janë të ndryshme.

“Kosova edhe ekonomikisht por edhe politikisht nuk ka qenë me keq për vite me radhë”, ka thënë ai.

Zogaj ka bërë të ditur se ka kandiduar për të qenë pjesë e listës së LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews