LDK në Gjilan paralajmëron nisje të peticionit për shkarkim të kryetarit Hyseni

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka paralajmëruar nisje të peticionit nëse nuk miratohet buxheti për shkarkim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Në një postim në Facebook, LDK thotë se Hyseni nuk mund të “ngulfatet” për dështimet e tij me një kërcënim drejt Kuvendit Komunal.

“Inicimi joligjor i z. Hyseni për zgjedhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është i motivuar politikisht dhe pa bazë ligjore. Moskoordinimi institucional me Kuvendin e Komunës, mosraportimi në Kuvend si detyrë ligjore nga z. Hyseni, moszbatimi i PZHK-së si detyrë ligjore dhe dështimet në 101 projekte, nuk mund të mbulohet më një letër dërguar MAPL-së dhe nuk mund të ngulfatet debati për deshtimet e tij duke kërcënuar e shantazhuar Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftim.

Tutje, LDK i bën thirrje kryetarit që t’i ndalë politikat përçarëse dhe të sjellë buxhetin për miratim.

“Ndali iniciativat joligjore, refuzimin e politiken përçarëse e sjelle në Kuvend buxhetin për 2024. Aty vendoset. Si LDK, në rast të dështimit të votimit të buxhetit, do ta nisim peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e të parit të ekzekutivit z. Hyseni.Urime fillimi i punimeve me 1 tetor në tre projekte të Lutes. I vetmi në Europë që në vjeshtë fillon punimet ndërsa 10 muaj të tjerë nuk punon asgjë. Janë edhe 37 projekte të Lutes me 78 milionë euro që duhet të kryhen. Nuk ruhet qurani naten e Bajramit!”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews