Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vetëm njerëzit e Qeverisë Kurti akuzohen për afera politike.
Krasniqi e bëri një deklaratë të tillë duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Kurtit, i cili tha se ”regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e pista”.
”Paratë e pista në Kosovë ka vetëm në paratë e mafisë energjetike, janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Këto janë paratë e vetme të pista për të cilat flitet në këtë vend, sepse në fund të fundit vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera politike”, tha Krasniqi, në RTV21.