Zjarr në Kukës, flakët shpërthejnë minat luftarake nga lufta e Kosovës

Gjatë pasdites, zjarri u shfaq në vendin e quajtur Fierza e Qemës, në fshatin Kishaj të bashkisë Has.

Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të këtij fshati, në një terren të vështirë dhe të largët nga rrugët automobilistike.

Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Has, bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të luftuar flakët.

Ndërkohë, në dy vatrat e tjera aktive, në Zogaj të Tropojës dhe Letaj të Hasit, po punohet për izolimin e tyre.

Në vendngjarje, janë angazhuar rreth 200 forca, prej të cilave 100 i përkasin ushtarëve Komando, ndërsa pjesa tjetër janë zjarrfikës dhe punonjës të tjerë.

Në fshatin Peraj të Hasit, pranë kufirit me Gjakovën, zjarri ka shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.

Për shkak të kësaj situate, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse kanë ndërprerë punën, duke ia lënë vendin forcave ushtarake që do të monitorojnë situatën në mënyrë të specializuar.

Vatrat e zjarrit po ndikohen nga temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta të zonës.

Për momentin bëhet me dije se vatrat e zjarrit nuk rrezikojnë banesat e fshatrave përreth. /oranews

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews