Një grua ka njoftuar policinë se një e mitur është larguar nga shtëpia të premten në Rahovec dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se e mitura e ka përsëritur rast edhe disa herë më parë.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa here me parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.