Një grua ka raportuar se dy familjare të saj janë larguar nga shtëpia në Pejë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gruaja dyshon se personat gjenden në Prizren.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat janë larguar nga shtëpia dhe dyshon se të njëjtit ndodhen në Prizren pasi që edhe dy herë tjera kanë shkuar në Prizren dhe Shëngjin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /TelegramNews/