Mesfushori Besfort Zeneli ka folur për herë të parë ne lidhje me refuzimin e Kombëtares së Kosovës duke thënë se e ka marrë këtë vendim dhe se ndihet mirë tani.
Ai ka thënë se po e pret ftesën e Suedisë dhe se ajo është zgjidhja e duhur për të.
“Jam ftuar të Kosova por e kam refuzuar. Tani duhet të fokusohem të luaj mirë dhe të pres ftesën nga Suedia në të ardhmen. Ndjehem mirë që e kam marrë këtë vendim. Suedia është e duhur për mua. Vëllau Arbëri dhe familja më kanë mbështetur plotësisht në këtë vendim. Nuk kam pasur absolutisht asnjë problem”, ka thënë Zeneli për Sportbladet.