Vuçeviq: Kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin

Në mbrëmjen e së hënës është mbajtur takimi ndërmjet Kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçeviq pas takimit doli me një deklaratë tek mediat serbe ku u shpreh se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e Asociacionit, kështu që nuk hyj në gjëra të përgjithshme, cila do të ishte përmbajtja e atij Asociacioni”, tha ai për media serbe, nga Athina ku edhe e zhvilloi këtë takim.

Vuçeviq tha se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçakun apo se ka marrë disa garanci se Kosova ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren, por tha se Lajçak do të vizitojë Beogradin shumë shpejt dhe do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews