Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në foltoren e Kuvendit të Kosovës fjalimin e nisi me kërkim falje për vonesë e teksa vazhdoi duke i reaguar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ku ky i fundit tha se Kosova ka mungesë të barnave.
Vitia tha se Haxhiu gjatë fjalimit ka thënë të pavërteta dhe se ato janë informacione të pasakta, shkruan Telegram News.
Ministri shtoi se Kosova prej pas luftës nuk ka pasur kurrë më shumë se sa tani barna në spitale regjionale të Kosovës dhe në QKUK.
“Rrugës e pash fjalimin e Haxhiut, i cili i tha disa të pavërteta që më duhet t’i përgjigjem dhe t’i tregoj me gjysmë informacioni ose informacione të pasakta me dalë me vjedhë vnerë e më thënë të pavërteta, nuk është korrekte. Në shtatë vitet e fundit hera e parë sivjet që trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është ulur. Domethënë vetëm shikoni shifrat une nuk kam nevojë të flas këtu, të sqaroj dhe këto shifra i ka edhe deputeti Haxhiu mirëpo del e thotë të pavërteta. Ne çdo ditë po përhapmi shërbime të reja dhe spitale regjionale dhe është e pavërtetë që ShSKUK parashikon mbyllje të shërbimeve dhe kjo është një e pavërtetë e rradhës sepse do të forcohen e do të hapen spitale regjionale në mënyrë që fluksi i pacientëve të bie në QKUK. Gjithashtu prej pas luftës kurrë më shumë se tani QKUK-ja dhe spitalet regjionale nuk kanë pasur më shumë barna”, tha Vitia. /TelegramNews/