Haxhiu: Mungesa e barnave dhe materialit mjekësor, më nuk përbëjnë lajm për këtë Qeveri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka hedhur kritika ndaj Qeverisë sa i përket sektorit të shëndetësisë në vend, shkruan TelegramNews.

Deputeti i PDK-së në foltoren e Kuvendit tha se korrupsioni në këtë sektor ka rënduar gjendjen dhe ka deinkurajuar profesionistët shëndetësorë.

“Korrupcioni në këtë sektor ka rënduar gjendjen dhe ka deinkurajuar profesionistët shëndetësorë. Mungesa e barnave dhe materialit mejekësorë më nuk përbëjnë lajm për këtë Qeveri dhe për këtë menaxhim të shëndetësisë”, tha Haxhiu.

Derisa shtoi se “çfarë kemi parë deri më tani në këtë qeveri, është se rritja e buxhetit për barna është në sinkron me rritjen e hajnisë dhe korrupcionit në shëndetësi”.

Madje sipas tij,  kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit Kurti, e që sipas tij, kjo është tragjedi.

“Për të bërë promovime kur u inaugurua Klinika e Emergjencës, shtretërit merren nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit Kurti, nga traumatologjia e fëmijëve. Kjo është fatkeqësi, tragjedi dhe paaftësi që në momentin e inaugurimit të Emergjencës të merren shtretërit nga traumatologjia e fëmijëve. Pse a nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të blerë shtretër të rinj në Emergjencë, apo duhet të bëhen vetëm fasada e lyerje”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews