Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në jugperëndim të Turqisë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri UH-1 u aksidentua në provincën Isparta.
Ndërsa ushtari i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, shkruan AA.
Isparta’da eğitim uçuşu sırasında askeri helikopter düştü
5 asker şehit oldu, 1 asker ağır yaralandı https://t.co/FaBSBpeWem pic.twitter.com/qGgUOHwBJH
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) December 9, 2024
“Në Keçiborlu ka një Shkollë të Aviacionit Tokësor dhe atje kryhen rregullisht fluturime stërvitore. Si rezultat i kontaktit të dy helikopterëve gjatë stërvitjes, njëri prej tyre u rrëzua”, shpjegoi guvernatori Abdullah Erin.
Bëhet e ditur se hetimet për rastin po vijojnë.
Një nga të vrarit besohet se ishte komandanti i Shkollës së Aviacionit Tokësor Isparta, Isa Baydilli.
“Një helikopter i yni UH-1, i cili po kryente një fluturim stërvitor në Isparta, u shkatërrua në një aksident dhe gjashtë pjesëtarë të personelit tonë ranë dëshmorë. Personeli ynë, i cili u dërgua në spital me lëndime të rënda nga aksidenti, nuk mundi të shpëtohej”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.
“Dëshmorët tanë qofshin nën mëshirën e Zotit. Familjeve të tyre i shprehim ngushëllime, ndërsa ushtarit të lënduar shërim të shpejtë”, shtoi ajo.