Ambasadori Hargreaves viziton ushtarët që patrulluan në veri: Kryesit e sulmit në Ibër-Lepenc të japin llogari

Ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës.

Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit të japin llogari.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit të sillen para drejtësisë. Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkaur që kanë qenë duke patrulluar në në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves. Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita.

Për këtë sulm, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë akuzuar Serbinë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews