Një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, shkruan Telegrami.
Kjo pasi i njëjti ishte rrëzuar nga objekti ku po punonte.
Bëhet e dtur se pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrami.co./