Një shtetas i Arabisë Saudite është arrestuar në Prishtinë njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se i njëjti po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar dhe se tashmë është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Arabia Saudite, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Arabisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./TelegramNews./