Një person ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente në Prishtinë, shkruan TelegramNews.
Bëhet e ditur se ai ishte transportuar atje nga shtëpia e tij, ku në vendin e ngjarjes Policia kishte gjetur një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë.
“Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulance në emergjence ku më pas ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetë dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Derisa rasti është duke u hetuar nga Policia