Një fëmijë i moshës 3 vjeçare ka vdekur në Rahovec raporton Policia e Kosovës.
Kjo pasi të njëjtit i kanë rënë dyert e oborrit, transmeton TelegramNews.com.
Sipas njoftimit, i njëjti është dërguar në Spotalin Rajonal të Gjakovës nga prndi, por që thuhet s emjeku kishte konstatuar vdekjen e tij.
“Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.