Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” njofton qytetarët se gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, më 09.12.2024.
Siç njofton kompania, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujëjsellesit do të zhvillojnë punime në rrugët “Mojsine Kokalari”, “Xhevat Jusufi”, “Bajram Rrahmani”, “Demë Ahmeti” si dhe në fshatin Zasellë.
“Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: “Dëshmorët e Kombit”, Stacioni i pompimit për Skenderaj – Shipol si dhe në fshatin Tunel i Parë”- thuhet tutje në njoftim.
Gjithshtu në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj kompania ka njoftuar se është shpërdarë ujë falas përmes autoboteve.
Sipas tyre, në orën 10:00 është shpërndarë te sheshi “Mehë Uka” dhe në oborrin e Zjarrëfiksve në Iliridë, në orën 12:00 në Vushtrri te Kalaja e qytetit dhe në orën 10:00 te sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj.
“Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”- përfunduan nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.