Komisioni i Pavarur i Mediave ka zgjedhur Besnik Berishën, kryetar të ri të këtij institucioni, tri ditë pa i përfunduar mandati kryetarit aktual, Jeton Mehmetit. Zgjedhja e tij është bërë me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme.
Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KMP-së.
Gjithashtu është propozuar për nënkryetare Luljeta Aliu, e cila e ka thirur mbledhjen.
Juristja e medias, Flutura Kusari, e ka cilësuar këtë zhvillim si përpjekje të pushtetit për kapjen e KMP-së.