Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe pezulloi pushimet vjetore të punëtorëve për muajt shtator, tetor dhe nëntor.
Menaxhmenti i Trepçës, kanë marrë vendim që t’i pezullojnë përkohësisht pushimet vjetore të paraparë për tre muajt e ardhshëm.
Ky vendim, marrë më 26 gusht, u ndërrmorr për shkak të mungesës së aktivitetit në Njësitë Biznesore të Minierave me Flotacion në Stantërg, Kishnicë dhe Artanë, si dhe humbjeve të mëdha ditore në prodhim dhe realizimin e planit të biznesit.