Rezervat shtetërore janë aseti ekonomik i çdo shteti që destinohet për kohë emergjente dhe njihen ndryshe si “pakoja e mbijetesës”, gjë që në asnjë qeveri nuk dinë ta definojnë si të tillë e as nuk e thotë askush këtë tokfjalësh.
Kosova ka qenë poligon i përfoljes së vazhdueshme për keqpërdorime të rezervave shtetërore qeveri pas qeverie, por si asnjëherë deri më tani, nuk janë shfaqur argumente për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të tyre si në Qeverinë Kurti.
Ka qenë fillimisht akuza e mediave se furrtari Ridvan Muharremi, është ai që ka ndihmuar tregtinë me të mirat materiale që plotësojnë rezervat shtetërore, një pjesë e të cilave janë paguar enorm çmimeve të larta nga mesataja e tregut , ndërsa një sasi malli (vaji), nuk ka ardhur fare në Kosovë.
Rreth keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të rezervave shtetërore janë hapur hetime nga Prokuroria e Kosovës dhe janë intervistuar e mbajtur akterët e përfolur dhe procesi ka hyrë në fazë hetimi.
Deri më tani për rezervat shtetërore nuk është deklaruar kryeministri Albin Kurti konform situatës së krijuar, por ka dominuar një hermetizëm i zyrtarëve të fushës adekuate në Qeveri ndaj këtij skandali. Ata që kanë folur rreth këtij problemi, kanë ecur duke shkelur faktet e prekshme e duke mohuar të ketë keqpërdorime.
Opozita ka qenë e zëshme rreth kësaj afere dhe ndër ata që ka folur për gazetën Telegrami.co Ferat Shala, deputet dhe ish ministër: “Një tjetër skandal i Qeverisë Kurti është problemi me rezervat shtetërore. Një komision në të të cilin po ashtu kam qenë edhe unë kemi konstatuar se rezervat shtetërore është dokumentuar që në vitin 2022 janë kontraktuar me disa kompani të jashtme, por që një pjesë e tyre ka ardhur por jo në sasinë e as në cilësinë e nivelit të paguar shumë shtrenjtë”, ka pohuar Ferat Shala dhe ka shtuar:
“Një pjesë e tyre janë paguar dhe nuk kanë ardhur fare në Kosovë si vaji dhe sheqeri dhe çka ndodhi më keq është mos transperenca e Qeverisë në raport me këto afera.
Problemi tjetër vazhdon që në vitin pasues, më 2023, Qeveria orvatet të ndryshojë praktiken e blerjes së rezervave tani me procedurë të hapur sepse në 2022 e kishte bërë në procedurë të mbyllur. Pas shumë reagimeve e tërheqin edhe këtë ofertë dhe në 2023 e 2024, Qeveria e Kosovës nuk ka siguruar asnjë rezervë institucionale shtetërore. Kjo i bie, se është viti i tretë që Kosova është pa rezerva shtetërore me gjërat më elementare si ato të ushqimeve e produkteve e kështu me rradhë”, tha Shala.
“Më 2022 kur ministria ka marr nismën e mbylljes së këtij problemi , ajo këtë e ka bërë përmes një procesi tërësisht jo ligjor. Rezerva shtetërore ka ligjin e vet dhe mënyra e deponimit është sekrete. Për dallim nga ruajtja në mënyrë sekrete, blerja e rezervave duhet të shkojë përmes një procesi transparent ligjor. Ligji e lejon blerjen me procedura normale të hapura. Por, Qeveria nuk ka siguruar asnjë rezervë legale e as ilegale. Nuk mund të arsyetohet që këto dy vite mos të ketë fillime të blerjes të rezervës. Në të dy komisione ka vendime konstatuese e sidomos në atë të rezervës shtetërore ka vendim të mbylljes së procesit e që është krejtësisht vendim arbitrar e që është shkelje ligjore. Pastaj janë procedura të tjera çështja e sigurisë dhe involvimi i njerëzve jo kompetentë për tu marr me çështje të rezervës”, shtoi Shala.
Kuvendi nuk e ka miratuar vendimin e komisionit parlamentar për konstatimin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore ,për shkak të votimit të shumicës kundër konstatimit të komisionit .S.Krivaqa./Telegrami.co./