Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas letrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Macron në këtë letër nuk përmend askund njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sipas saj, kjo njëashmëri është dështim i Qeverisë në diplomaci.
Më tej, ajo ka thënë se që nga fillimi i dialogut Kurti-Vuçiq ndërkombëtarët flasin vetëm për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë.
“Macron ne letren e tij para vizitës në Serbi përmend asociacionin por nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia – ky fjalor i një anshëm i gjithë vendeve të Quintit është dështim i diplomacisë së Kosovës – pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuciqit të gjithë ndërkombëtarët flasin për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë – po ky kori i militanteve te VV-s pse e ka mbyllur gojën për këtë çeshtje..?”, ka shkruar Tahiri.