Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ka ardhur koha që ShBA-ja dhe BE-ja të realizojnë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë përmes arbitrazhit.
Tahiri në Facebook ka shkruar se marrëveshja do të ishte e obligueshme dhe do të përfshinte obligime për të dy palët.
“Eshte koha qe SHBA dhe BE ta realizojne marreveshjen finale mes Kosoves dhe Serbise permes arbitrazhit me nje marreveshje qe perfshine obligimet e detyrueshme te dy paleve: me nje ane Kosova zbaton asociacionin ne anen tjeter Serbia njeh de jure shtetin e Kosoves – kjo marreveshje do te precizoj qe ne daten e hyrjes se Serbise ne BE ne po ate date Serbia ka njohur zyrtarisht Kosoven dhe Kosova ka zbatuar asociacionin”, ka shkruar Tahiri.
Siaps saj, është koha të bëhet një marreveshje e tillë në mënyrë që siç tha ajo, Ballkani Perëndimorë të arrijë një paqe të qëndrueshme.
“Nje marreveshje e tille do te garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojne modele te tilla ne historine e marreveshjeve paqesore mes shteteve qe kane pasur mosmarreveshje – eshte koha qe te behet nje marreveshje e tille historike, ne menyre qe me ne fund Ballkani Perendimor te arrine nje paqe te qëndrueshme”, ka shkruar Tahiri.