Tahiri i për takimin Kurti-Vuçiq: Shkon për ‘vetëmenaxhimin’ dhe draft-Statutin e Asociacionit, s’del prej këtyre temave

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk mund të priten rezultate nga takimi i 26 qershorit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri ka thënë se nuk beson që del “jashtë temave që Kurti ka prodhuar qe dy vite” e që, sipas tij, “janë ‘vetëmenaxhimi’ i serbëve dhe draft-Statuti i Asociacionit”.

“Produktet e Kurtit në dialog i kemi pa, vetemenaxhimi, Ohri, draft-Statutin që e ka në tavolinë dhe nga BN i kërkohet ta dërgojë në kushtetues…Nuk mund të presim që mund të dalë jashtë këtyre temave…Nuk e di agjendën, mirëpo cka vlerësoj është që komplet angazhimi në këtë takim do të jenë në këto tema që Kurti këto 2 vite, vetëmenaxhimi dhe draft-Statuti…Ai e ka prodhuar këtë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ishte një periudhë e pushimeve edhe pse nuk do të duhej të ishim në pushim. Mirëpo mungesa e agjendës parlamentare ka bërë që për një kohë të mos takohemi. Vendit i duhet një qeveri e re për ta nxjerrë nga kjo krizë. Ndërsa, që dy vite e gjysmë produktet e kryeministrit Kurti në dialog i kemi parë. Nuk mund të presim që do të del diçka jashtë këtyre temave në takimin e rradhës”, u shpreh ai./eo

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews