Tahiri: Bedri Hamza do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe nga kjo humnerë

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, tha se Kosova ende vazhdon në sanksione ndërsa Serbia vazhdon të amnistohet.

Në një konferencë për media pas mbledhjes në Kuvendin e Kosovës, Tahiri tha se e mira është që kandidati për kryeministër Bedri Hamza do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe sipas tij edhe nga “humnera”.

“Fatkeqësisht dëmet për Kosovën vazhdojnë të jenë të mdhaja, vendi vazhdon në sanksione, e Serbia vazhdon të amnistohet. Vetëm një gjë e mirë është këtu jemi në fund të mandatit, dhe vitin e ardhshëm, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe nga kjo humnerë. Do të ketë agjendë zhvillimore, agjendë që do ta ketë prioritet koston e qytetarit dhe do vazhdojë ta nxjerrë Kosoven nga sanksionet”, shtoi tutje ai.

Shefi i Grupit Parlamentar tha se Kosova pas 9 shkurtit do ta ketë qeverinë e ri që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza.

“Kosova pas 9 shkurtit do ta ketë nje qeveri te re, të udhëhequr nga Bedri Hamza. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë humbur kredibilitetin, e humbur besimin e miqve”, tha tutje ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews