Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka uruar Ditën e Demokracisë dhe ka theksuar rëndësinë e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Ai ka apeluar që të gjithë të mobilizohen për të votuar kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, dhe ka garantuar se vlerat demokratike do të mbrohen gjatë qeverisjes së tij.