Elita e futbollit tonë, rikthehet sot pasdite me dy ndeshjet e para të javës së tretë.
Kjo xhiro hapet me duelet Ferizaj-Prishtina dhe Llapi-Malisheva, sfida këto që pritet të prodhojnë ndeshje interesante.
Dueli mes Ferizajt dhe Prishtinës do të gjykohet nga Lirim Jashari si kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Faton Jakupi, derisa në duelin mes llapjanëve dhe Malishevës drejtësinë do ta ndajnë Isak Ceroviku me ndihmësit Hekuran Osmani e Drilon Rexhepi.
Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, do të luhen të dielën pasdite, ku do të përballen Ballkani-Feronikeli 74’, sfidë që do të gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Arbnor Bualltovci dhe Fatlum Jashari, derisa në ballafaqimin tjetër të së dielës do të takohen Dukagjini-Gjilani, e cila do të drejtohet nga Ilir Mehmeti me ndihmësit Granit Hyseni dhe Meriton Berisha.
Ndërkaq, ndeshja Drita-Suhareka është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës.
Superliga /Java e Tretë
Sot takohen:
Ferizaj-Prishtina
Llapi-Malisheva
Nesër takohen:
Dukagjini-Gjilani
Ballkani-Feronikeli
Drita-Suhareka (është shtyre)
Të gjitha ndeshjte fillojnë në orën 16:00./rtk