Superliga e Kosovës rikthehet pas pushimit

Superliga e Kosovës do të rikthehet këtë fundjavë me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 5-të.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Suharekasit e vazhdojnë kampionatin me disa ndryshime, pasi tashmë kanë emëruar trajner të ri me largimin e Ilir Dajës. Për Artim Pollozhanin ky do të jetë testi i parë.

Nga ana tjetër, pas triumfit ndaj Llapit, kryeqytetasit kërkojnë ta vazhdojnë serinë pozitive të tyre.

Ky takim zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.

Takim tjetër interesant do të jetë edhe ai mes Llapit dhe Dritës, e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajziti” në Podujevë.

Llapi kërkon t’i rikthehet fitoreve pas një starti jo të mirë të edicioni të ri, derisa gjilanasit kërkojnë të regjistrojnë tjetër fitore.

Ndeshje aspak të lehtë nuk do të ketë as Dukagjini i Ismet Munishit, i cili do të jetë nikoqir i Malishevës së Bekim Isufit.

Malishevasit po kalojnë formë tejet të lartë, andaj edhe kërkojnë të regjistrojnë tjetër fitore.

Ky takim zhvillohet të dielen nga ora 15:00, në stadiumin “18 qershori” në Klinë.

Gjilani nga ana tjetër, do të ketë përballë Feronikelin 74.

“Skifterat” kërkojnë fitoren e parë këtë edicion, pasi ende nuk e kanë gjetur një të tillë.

Ky takim zhvillohet të dielen nga ora 15:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Takimi i fundit për këtë xhiro, do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.

Në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, do të përballen dy skuadrat e sapoinkuadruar në Superligë, Ferizaj dhe Suhareka.

Iniciativa për fitore është e madhe andaj edhe do të jetë një ndeshje mjaftë interesante.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews