Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet me edicionin e ri të garave, 2024/25.
Në program për javën e parë janë tri ndeshje, pasi njëra është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Bëhet fjalë për takimin mes Bashkimit dhe Pejës, pasi këta të fundit udhëtojnë për të Turqi, ku do të luajnë në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Edicioni i ri i garave, nis me derbin e vjetër mes Vëllaznimit dhe Pejës, e cila zhvillohet nga ora 17:15.
Njëherit, ky do të jetë takimi i vetëm i së shtunës.
Të dielen do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës.
Skuadra e sapo inkuadruar në Superligë, Bora do të përballet me nënkampionin, Golden Eagle Yllin, takim ky që fillon nga ora 17:15.
Ndeshja mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës mbyll xhiron e parë të elitës së basketbollit kosovar.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00.