Java e pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Bardhekaltrit kanë tri fitore dhe një humbje në katër xhirot e para, derisa pejanët dy fitore dhe dy humbje. Dy skuadrat me traditë dhe shumë trofe, synojnë fitoren në këtë përballje.
Takim shumë i rëndësishëm është mes Borës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit kanë katër humbje në këtë edicion dhe janë në kërkim të fitores së parë në elitë, kurse kuqezinjtë kanë dy fitore e dy humbje.
Takim po ashtu shumë interesant është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje.
Xhiroja e pestë përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dy humbje.
ProCredit Superliga-Java 5
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Bora – Vëllaznimi
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli-Bashkimi
19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça