Superkupa e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje interesante në plan.
Gjatë ditës së djeshme, Prishtina dhe Trepça kaluan tutje në gjyëmfinale.
Kryeqytetasit mposhtën Vëllaznimin, derisa mitrovicasit mposhtën Borën – skuadër kjo e sapoinkuadruar në Superligë.
Me fillim nga ora 17:00, sot në “Sezai Surroi”, Peja do të përballet me Proton Cable Prizrenin.
Ndërsa nga ora 20:00, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale.