Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e ka paralajmëruar Nasim Haradinajn që t’iu përmbahet kushteve të përcaktuara mbi vendimin e dënimit, duke thënë se Haradinaj ka zhvilluar intervista në media pa kërkuar paraprakisht leje sikurse percaktohet ne vendim. Gjithashtu Trandafilova vuri ne dukje se Haradinaj u rikujtua ne fillim te vitit per pasojat e shkeljes se kushteve te vendimit.
“Çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit”.
Nasim Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë për frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ai ishte liruar me kusht në dhjetorin e 2023-s, pasi kishte vuajtur dy të tretën e dënimit të tij.