Specialja e pranon se gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së është zgjatur

Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të akuzuar për krime të luftës.

Vendimi i fundit thekson se, për shkak të vonesave të gjatë, do të bëhet një vlerësim i nevojshmërisë dhe arsyeshmërisë së paraburgimit.

Në vendimin e fundit të publikuar nga Dhomat e Specializuara, bie në sy një detaj interesant.

Trupi gjykues e pranon se ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Veseli, kanë qëndruar për kohë të gjatë në paraburgim.

Paneli i gjykatës do të monitorojë vazhdimisht situatën për të siguruar që gjykimi të përparojë sa më shpejt të jetë e mundur. Katërshja mbahet në Hagë që nga nëntori 2020, ndërsa gjykimi filloi më 3 prill të vitit të kaluar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews