Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, njoftoi se te parku afër postës kryesore në Dardani, ka filluar kinemaja e hapur ‘Film N’Park’.
Sipas njoftimit, kjo kinema do të përdoret për fëmijët mbi moshën 10 vjeç.
Derisa do të jetë e hapur nga sot deri më 1shtator.
Aty do ketë filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Hapësirat e kryeqytetit t’i përdorim për art dhe kulturë. Te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani po fillojmë me Kinemanë e Hapur me fëmijët mbi moshën 10 vjeç. Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Komunën e Prishtinës ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Kur? 26 gusht – 1 shtator Ku? Te parku, afër Postës kryesore në Dardani Çfarë? Shfaqja e filmave kosovarë dhe botërorë Hapja e edicionit të parë të Kinemas së Hapur për Fëmijë fillon me 26 gusht nga ora 19:00 për të vazhduar më pas me filmat nga ora 20:00 Kjo ngjarje organizohet nga Drejtoria e Kulturës me përkrahjen e UNDP Kosova. Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në shoqërinë e filmit dhe natyrës!”, ka shkruar Halimi.