Avokati kosovar Skënder Musa i ftuar në emisionin 60 Minuta në KTV, duke i komentuar arratisje te fundit ka thënë në Kosovë ka dallim të madh mes personave që janë të fuqishëm, me ndikim në raport me qytetarët e thjeshtë dhe kjo nuk guxon të ndodhë sepse është diskriminues.
“Kosovë ka dallim të madh mes personave që janë të fuqishëm, me ndikim në raport me qytetarët e thjeshtë dhe kjo nuk guxon të ndodhë sepse është diskriminues” është shprehur Musa.
“Nëse e marrim rastin e Mehmet Ljaçit, ose personave të tjerë, që janë të dënuar 3 vjet dhe t’ju caktohet masa e paraburgimit, dhe këtyre dy personave nuk ju caktohet masa e paraburgimit, atëherë mund të themi se në Kosovë ka diskriminim Brenda këtij viti, sepse shumë qytetarëvë në Kosovë, ju caktohet masa e paraburgimit në mënyrë të panevojshme, kurse peronave të rrezikshëm nuk ju caktohet masa e paraburgimit dhe ju jepet mundësia të arratisen”, është shprehur Musa.