Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Qemaili” në kryeqytet vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm.
Telegram News kishte raportuar për këtë problem dhe në javën e parë të fillimit të vitit shkollor 2024/2025, por si duket ky problem ende nuk është zgjidhur, pasi që siç mëson Telegram News, gjatë ditës së sotme në një bisedë të grupit të prindërve nga kjo shkollë janë informuar kujdestarët e klasave të ciklit të lartë se ora e pestë dhe e gjashtë nuk do të mbahet.
Këto orë mësimore po anulohen për shkak të mungesës së ujit.
Telegram News ka provuar të kontaktojë dhe me drejtoreshën e shkollës, Mimoza Krasniqin por që nuk ka qenë e qasshme.
Lexo më shumë:
Mungesa e ujit, kjo shkollë në kryeqytet shkurton orarin mësimor