“Agim Ademi është produkt i klubeve të nënshtruara”.
Kështu kishte deklaruar Baton Haxhiu këtë të diele në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Kjo deklaratë ngjalli debat të ashpër në studio, por reagime të ashpra pastaj pati edhe më vonë.
Gjithçka nisi me kërkesën e FFK-së drejt Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media.
Federata e futbollit i kishte dërguar letër të hapur këtyre institucioneve me pretekstin se emisionet sportive, duke thirrur njerëz jo kompetent po kërkojnë ta kapin Federatën.
Reagimi ishte i shpejtë nga AGK-ja.
Në një përgjithe të kthyer për FFK-në, ata i quajtën të pabaza këto pretendime dhe pengim të ushtrimit të detyrës së gazetarit.
E gjatë tërë së martës pati reagime të shumta në lidhje me këtë temë.
Të parët që nisën”mobilizimin” ishin Shoqata e Veteranëve të Futbollit të Kosovës, të cilët kishin hedhur kritika të ashpra në drejtim të deklaratave të Baton Haxhiut, ani pse nuk kishin përmend emrin e tij në formë direkte.
Pastaj, shumica e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë, në mënyrë të orkestruar dolën me reagime për këtë çështje – dikush më herët e dikush më vonë.
Po të njëjtat kishin shqetësimin e përbashkët.
“Shprehim indinjatë e thellë drejt opinionëstëve mediatik” – kështu fillonte deklarata e pothuajse të gjitha klubeve që reaguan deri më tani.
Ballkani, Llapi, Vëllaznimi, Drenica, Dukagjini e shumë klube tjera, presidentë e trajnerë kishin po të njëjtat fjalë dhe reagime.
Pakënaqësi të klubeve, apo organizim nga Federata me në krye Agim Ademin – kjo është enigma./TelegramNews.com