Haki Abazi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, që i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur për demokracitë e brendshme nëpër partitë politike kosovare.
Deputeti është pyetur nga analisti Dibran Hoxha, nëse AAK-ja është më ndryshe në këtë drejtim.
Abazi shprehi garancë se sa i përket programit, prioriteteve dhe diskutimit të emrave të njerëzve shumë më e hapur është AAK sesa Lëvizja Vetëvendosje.
“Sa i përket idesë së përpilimit të programit, prioriteteve, diskutimit të emrave të njerëzve, sigurisht që është shumë më e hapur se sa kam parë në Vetëvendosje, po të garantoj për këtë”, ka thënë Abazi në “Pressing” të T7.
Abazi ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën, por u nda nga ky subjekt politik.
Ai kritikon vazhdimisht pushtetin për qasjen në raport me demokracinë, si dhe sferat tjera sa i përket qeverisjes.
Madje në një intervstë për Telegram News, Abazi pati thënë se premtimet e Kurti mbetën vetëm fjalë.