Shqipëria fiton me tre gola ndaj Azerbajxhanit testin e fundit

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hungari.

Sylvinho e nisi lojën me shumicën e lojtarëve që besohet se do të luajë në ndeshjen hapëse të Euro 2024.

Nuk shkoi shumë dhe vetëm pas 11 minutash kuqezinjtë arritën ta zhbllokonin sfidën pas një dominimi.

Ylber Ramadani pasoi bukur te Nedim Bajrami i cili me një goditje të bukur nga 20 metra arriti të shënojë në portën e Shahrudin Mahammadaliyev.

Kuqezinjtë kishin edhe dy raste në pjesën e parë me Bajramin, por që mesfushori sulmues nuk arriti të shënojë.

Azerët e nisën më mirë pjesën e dytë, me Shqipërinë që ishte paksa e ngathët në mbrojtje, por që porta mbeti e paprekur.

Rey Manaj i futur në pjesën e dytë, rrezikoi bukur në minutën e 66-të, por gjuajtja e tij e fuqishme u ndal nga portieri.

Por në minutën e 81-të, Shqipëria arriti të shënojë golin e dytë, me një aksion shumë të bukur, ku Naser Alijit asitoi, ndërsa Manaj me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.

Në minutën e 87-të ishte radha për Qazim Laçin, i cili përfitoi nga një asistim i Bajramit për të shënuar për 3-0.

Azerbajxhani arriti të shënojë golin e nderit në minutën 90-të, kur Musa Qurbali shënoi për 3-1.

Shqipëria me dy fitore në miqësore duket gati për të udhëtuar drejt Gjermanisë për Euro 2024, ku në grup është me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews