Shpend Ahmeti, ish-anëtari i LVV dhe ish-kryetari i Prishtinës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për kalkulimet zgjedhore në lidhje me temat e mëdha që po merret.
Ahmeti komentoi mungesën e takimit të Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, duke sugjeruar se Kurti duhet të jetë i sinqertë me popullin dhe të mos kalkulojë politikisht.
“Po bën kalkulim zgjedhor dhe të votave. Unë e kuptoj që janë zgjedhjet dhe është legjitime që secila parti të mendohet për votat. Por nuk mendoj që shumica e këtyre ndryshimeve të qëndrimeve nuk e ka lënë një shenjë. Ma mirë do të ishte që ai të ishte i sinqertë dhe të dalë e të thotë ‘kështu kam menduar, kështu ia kam bërë’. Ky është realiteti, sepse shqiptarët nuk janë budalla, nuk janë pa logjikë,” tha Ahmeti në “FIVE” të Dukagjinit.
Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut ishin tri kushte që Kurti i vuri për takimin me presidentin serb.