Shoqata Sindikale e Punëtorëve të ‘Prishtina Parking’ ka paralajmëruar një protestë te objekti i kësaj ndërmarrje.
Sipas njoftimit, kjo shoqatë i ka disa kërkesa duke filluar nga ngritja e pagës.
“Përveç pagës punëtorët kanë edhe shqetësime të tjera. Kjo protestë vjen si shprehje e pakënaqësisë së rritjes së vëllimit të punës, zgjatjes së orarit të punës në departamente të caktuara, premtimeve të pa plotësuara, inflacionit, shtimit të detyrave dhe përgjegjësive në departamente të caktuara, si dhe ndër më e rëndësishmja është neglizhimi i disa kërkesave ligjore të parashtruara deri më tani për të cilat nuk kemi pranuar përgjigje (vendime) konkrete”, thuhet tutje.