Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se me intensitetin e punimeve që po kryhen në kanalin e Ibër-Lepencit devijimi do të përfundojë gjatë kësaj jave.
Sipas tij, javën tjetër pritet të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit,
“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka njoftuar Durmishi, në rrjetin social Facebook.
Mbrëmjen e 29 nëntorit, një sulm terrorist ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku pas një shpërthimi është dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Ky sulm u dënua edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.
Së fundmi, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova ka prova konkrete që lidhin Serbinë me sulmin ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke theksuar përfshirjen e strukturave ilegale serbe.