Spektakli në “Fadil Vokrri” do të jetë i garantuar të premten.
Derisa, Rumaninë e pret “ferri” në tempullin dardan.
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur për ndeshjen e Kosovës ndaj Rumanisë më 6 shtator.
E kjo pasi tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe stadium do të jetë i tejmbushur.
Skuadra rumune tashmë është e njohur për lojtarët dardanë, pasi dy herë ishin përballur në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropiane.
Bile, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, një grup huliganësh rumun kishin qenë prezen ku kishin përdorur thirrje raciste si “Kosova është Serbi”.